fbpx
Lidhu me ne

Çkemi! Çfarë po kërkoni?

Aktualitet

Aviacioni Civil: Kushtet që duhet të plotësojnë qytetarët që hyjnë në Shqipëri

Autoriteti i Aviacionit Civil ka njoftuar kushtet e reja që duhet të plotësojnë qytetarët që hyjnë në vend.

Duke filluar nga data 6 Shtator, qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Shqipërisë, nga të gjitha pikat kufitare, duhet të plotësojnë një nga këto 3 kushte:

– Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë.

–  Të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve.

–  Të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

Këto rregulla janë të vlefshme edhe për ata qytetarë të cilët kalojnë tranzit në Shqipëri. Përjashtim bëjnë fëmijët deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave.

Në ambientet e brendshme të aeroporteve do të lejohen të futen vetëm udhëtarët, të cilët kanë gjithashtu detyrim mbajtjen e maskës. Si pasojë, familjarët nuk do të lejohen më të futen në aeroport për të shoqëruar të afërmit.

Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentat e sipërcituara, duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.

Këto masa do të qëndrojnë në fuqi dëri në një njoftim të dytë.

Kliko për të komentuar

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Keshilla per blerjet tuaja

Më të lexuarat

Keshilla per blerjet tuaja

Shkrime të ngjashme