fbpx
Lidhu me ne

Çkemi! Çfarë po kërkoni?

Aktualitet

Bashkia Libohovë e zhytur në borxhe, 289 milion lekë të papaguara, +407%

Nga raporti “Qeverisja Vendore në Shqipëri”, hartuar nga Instituti i Bashkive të Shqipërisë, rezulton se Bashkia Libohovë në vitin 2022 e ka rritur totalin e detyrimeve të prapambetura me 407% krahasuar me vitin 2021, duke e çuar borxhin e këtij institucioni në 289 milion lekë të vjetra.

Ky detyrim i madh, për një bashki të vogël si ajo e Libohovës, me të ardhura të limituara, përbën një barrë të rëndë për këtë institucion vendor, duke e vendosur në kushtet e debitorit mospagues në raport me të tretët.

Bashkia Libohovë prej vitesh ndodhet në vështirësi financiare, të cilat kanë ardhur si pasojë e keqmenaxhimit. Numri i punonjësve të bashkisë është rritur me 300% që prej vitit 2015, duke kaluar nga më pak se 30 punonjës para vitit 2015 për të treja njësitë administrative, Libohovë, Qendër Libohovë dhe Zagori, në më shumë se 90 punonjës aktualisht, pa përfshirë këtu rreth 20 punonjës të ndërmarrjes së ujësjellësit.

Kjo rritje abuzive shpenzimesh e ka çuar Bashkinë Libohovë në një gjendje të rëndë financiare dhe e ka rritur borxhin e këtij institucioni në shifra alarmante. Si pasojë e këtij keqmenaxhimi bashkia nuk është në gjendje të ofrojë shërbime për qytetarët dhe të kryej investime të nevojshme.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve gjithashtu ka vendosur marrjen e masave të sigurimit mbi të gjithë pasuritë e Bashkisë Libohovë, për ekzekutimin e detyrimeve të prapambetura, dhe ka filluar procedurën e mbledhjes me forcë të tyre.

Kjo do të thotë se Bashkia Libohovë është debitore edhe në tatime. Në njoftimin e saj Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve shprehet: “Njoftimi bëhet që personat e tretë të marrin dijeni për fillimin e këtyre procedurave dhe që organet apo institucionet të cilët kanë bëre regjistrime të pasurive të luajtshme apo të paluajtshme të tatimpaguesve debitorë, të regjistrojnë detyrimin tatimor të papaguar si barrë mbi këtë pasuri dhe të mos lejojnë kryerjen e transaksioneve për transferimin e pasurive të tatimpaguesve debitorë, deri në momentin që detyrimi tatimor i papaguar të arkëtohet.”

Kliko për të komentuar

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Keshilla per blerjet tuaja

Më të lexuarat

Keshilla per blerjet tuaja

Shkrime të ngjashme