fbpx
Lidhu me ne

Çkemi! Çfarë po kërkoni?

Aktualitet

Drama e zbrazjes së shkollave dhe e largimit të profesionistëve nga sistemi arsimor

Zbrazja e Shqipërisë nga emigracioni masiv i viteve të fundit, largimi i të rinjve dhe i familjeve, po sjell një dramë të madhe sociale. Shkollat po zbrazen gjithmonë e më shumë, vit pas viti, dhe klasat po ngelen bosh, pa nxënës, pa fëmijë e të rinj.

Bashkë me këtë, paralelish, një tjetër dramë po zhvillohet; ajo e largimit të mësuesve dhe profesionistëve të arsimit nga sistemi arsimor. Mësues me 20 apo 30 vjet eksperiencë dhe kontribut në shkollimin e fëmijëve shqiptar po pushohen nga puna me motivacionin e uljes së orëve të mësimit nga pakësimi i numrit të nxënësve dhe klasave nëpër shkolla.

I tillë është edhe rasti i mësuese Erena Çobanit në gjimnazin “11 Shkurti” në Libohovë. Mësuese Erena ka filluar të japë mësim që në vitin 1992 në këtë shkollë, në shkollën ku ajo vetë kreu studimet e shkollës së mesme. Shkollë të cilën ajo e drejtoi, në cilësinë e drejtoreshës, në vitet 2010-2014. Shkolla e vendlindjes së saj, të cilës i kushtoi jetën e saj profesionale dhe në të cilën kontrubuoi në arsimimin e brezave të tërë.

Pak ditë më parë, pas 25 viteve mësimdhënie në lëndët biologji-kimi, mësuese Erenës i erdhi njoftimi për pushim nga puna dhe nxjerrje nga sistemi arsimor kombëtar. Motivacioni që iu parashtrua ishte pakësimi i orëve mësimore si pasojë e pakësimit të numrit të nxënësve në shkollë.

Në këtë mënyrë mësuese Erena u hodh në rrugë, pa marrë parasysh asgjë nga kontributi i saj shumëvjeçar në arsim.

Atë e vunë përballë, në mënyrë të padrejtë, me kolegun e saj, mesues Mejdi Metaj. Edhe mësues Mejdiu është gjithashtu mësues i lëndëve biologji-kimi, dhe është drejtori aktual i gjimnazit “11 Shkurti”, duke zëvendësuar mësuese Erenën në këtë detyrë që prej vitit 2014. Ai ka qënë pjesë e këtij gjimnazi që prej vitit 2007.

Dy kolegët, Erena dhe Mejdiu, mësues të të njëjtave lëndë, i vunë përballë njëri tjetrit. Pa treguar asfarë respekti e mirënjohje për punën dhe kontributin e tyre shumëvjeçar në arsim, dy mësuesve u bënë të ditur se lëndët e biologjisë dhe kimisë që prej këtij viti do duhet që ti zhvillonte vetëm njëri prej tyre. Ky ishte mësues Mejdiu. Mësuese Erena u pushua nga puna.

Kaq thjeshtë! Pa asnjë lloj ndërgjegje e morali. Që sot mësuese Erena mund të shkojë të bëjë çfarë të dojë. Ne nuk paskemi më nevojë për të! Shqipëria nuk paska më nevojë për profesionistët e vet të arsimit!

Ndërkohë, qytetarët e Libohovës, të indinjuar nga shkarkimi i mësuese Erenës nga puna dhe largimi i saj nga gjimnazi i vetëm i qytetit dhe gjithë bashkisë Libohovë, po kërkojnë që ajo të rikthehet prapë në detyrën e saj.

Ata e kujtojnë me respekt mësuesen e tyre, apo të fëmijëve të tyre, dhe gjithë kontributin e saj të vyer përgjatë 25 viteve. Përmendin pasionin e saj për edukimin, mardhëniet e mira që krijonte me nxënesit, dëshirën për zhvillimin e mëtejshëm të shkollës dhe të nxënesve gjatë viteve që ishte drejtuese, duke krijuar një shkollë model në të gjithë qarkun e Gjirokastrës, me futjen e uniformave për nxënesit, me zhvillimin e aktiviteteve mesimore e kulturore, rajonale e kombëtare, të cilat i afronin nxënesit më tepër me shkollën dhe zhvillonin talentet e tyre, me punën e saj të perditshme të zhvilluar me nxënësit problematikë, për ti afruar më tepër me shkollën dhe për ti bërë pjesë të aktivitetit mësimor.

Qytetarët e Libohovës, nëpërmjet një sondazhi të zhvilluar mes tyre, 90% e tyre i kërkojnë drejtorisë së arsimit që të rikthejë në punë mësuese Erenën në gjimnazin e Libohovës, dhe nëse në këtë shkollë nuk ka orë të mjaftushme për të dy mësuesit, ateherë ata kërkojnë që mësues Mejdiu, i cili është nga Golëmi i Gjirokastrës dhe udhëton përditë për të dhënë mësim në Libohovë, të transferohet në një tjetër shkollë më afër banesës së tij. Qytetarët e falenderojnë mësues Mejdiun për kontributin e tij në gjithë këto vite në gjimnazin e Libohovës, por ata mendojnë se kjo do të ishte zgjidhja më e mirë dhe më e drejtë.

2 Komente

2 Comments

  1. Fjodora

    20 Shtator, 2022 at 5:05 pm

    Eshte fatkeqesi brenda fatkeqesise. Nuk mjafton qe po largojne shqiptaret nga vendi tyre, po tani po largojne edhe mesuesit me nga 30 vjet eksperience!! Ku i con mushka keta njerez!!

  2. Romina

    23 Shtator, 2022 at 11:36 am

    Shqiperi e shkrete, do na lene edhe femijet pa shkolle

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Keshilla per blerjet tuaja
Keshilla per blerjet tuaja

Shkrime të ngjashme

Aktualitet

Rrjeti i ri i ujësjellësit është një investim i shumëpritur prej banorëve të Libohovës. Rrjeti i vjetër 50 vjeçar ishte i degraduar dhe problematikat...

Aktualitet

Gara zgjedhore e 14 majit rezultoi të ishte një betejë e pabarabartë, në të cilën pushteti politik u përpoq me një sërë mënyrash që...

Aktualitet

Nevojat e qytetarëve për shërbime janë të shumta dhe të përditshme. Bashkia është institucioni që duhet të jetë afër qytetarëve dhe tu shërbejë atyre...

Aktualitet

Nga raporti “Qeverisja Vendore në Shqipëri”, hartuar nga Instituti i Bashkive të Shqipërisë, rezulton se Bashkia Libohovë në vitin 2022 e ka rritur totalin...

Personazh

Në një garë vrapimi të distancave të gjata, të zhvilluar në Spanjë në dhjetor 2012, keniani Abel Mutai ishte vetëm disa metra larg vijës...