fbpx
Lidhu me ne

Çkemi! Çfarë po kërkoni?

Aktualitet

Fushatë me videoklipe dhe me projekt në mendje

Ndërsa shumë pak ditë na ndajnë nga data 14 maj, ditë në të cilën do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të Bashkisë Libohovë dhe për anëtarët e Këshillit Bashkiak, fushatat kandidatëve në këtë garë janë krejt të kundërta.

Adil Xhelili ka zgjedhur të jetë i hapur me bashkëqytetarët, në takime familje më familje, lagje më lagje e fshat më fshat, si dhe me bashkëbisedime publike drejtpërsëdrejti në media, duke shpalosur programin e tij për bashkinë e 4 viteve që do të vijnë.

Në të kundërt, Leonard Hide po zhvillon një fushatë më të mbyllur. Fushata e tij po zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale. Ai shfaqet shpesh në takime me punonjës të administratës, ndërsa deri më sot nuk ka paraqitur një program konkret për bashkinë.

Në rrjetet sociale Leonard Hide përmend shpesh se ai ka një “Projekt të ri për Libohovën”, duke lënë të kuptohet në këtë mënyrë se projekti i këtyre 8 viteve për bashkinë ka qenë një dështim. Por në gjithë këto javë fushatë ai nuk i ka shpjeguar në asnjë moment bashkëqytetarëve se cili është ky projekt.

Pra, deri më sot Leonard Hide po i kërkon qytetarëve që ta votojnë me sy mbyllur, sepse ai projektin e ka në mendje.

Nga ana tjetër, ndërkohë që Adil Xhelili po zhvillon një fushatë të hapur, me bashkëbisedime të drejtëpërdrejta, me qytetarë e me media, live përballë gazetarëve, duke shpalosur programin e tij dhe vizionin për bashkinë e Libohovës, rivali i tij Leonard Hide po zhvillon fushatë me videoklipe, me tekst të shkruar përpara dhe me deputeten Mirela Kumbaro që e drejton në çdo hap.

Qytetarët presin të dëgjojnë nga çdo kandidat dhe nga vetë goja e tyre se çfarë ata kanë në program për bashkinë e 4 viteve që do të vijnë. Presin të shohin karakterin e secilit dhe formimin e tyre. Presin ndoshta edhe një përballje live në televizion midis dy kandidatëve, ku secili shpalosh programin dhe mbron idetë e tij.

Në këtë aspekt, deri më sot, Leonard Hide ka dështuar, duke shtuar dyshimin mes qytetarëve se ai është thjesht një kandidat i emëruar nga deputetja Mirela Kumbaro dhe i kontrolluar prej saj për arritjen e qëllimeve të saj politike. Në shërbim të saj, jo në shërbim të qytetarëve.

Kliko për të komentuar

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Uji Tepelene Euro2024

Keshilla per blerjet tuaja

Më të lexuarat

Keshilla per blerjet tuaja

Shkrime të ngjashme