fbpx
Lidhu me ne

Çkemi! Çfarë po kërkoni?

Aktualitet

Kodi Rrugor/ Nëse ke para mund ta vësh targën e makinës BOBI 007

Duke filluar nga janari 2022, çdokush që zotëron një makinë mund të vendosë targë të personalizuar. Kështu lajmëron Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Kjo “risi simpatike për qeflinjtë e timonit”, sikurse DPSHTRR e përkufizon këtë ndryshim në Kodin Rrugor, do ti japë mundësinë qytetarëve të personalizojnë targat e makinës së tyre, duke përdorur deri në 7 karaktere (kombinim të numrave dhe gërmave). Ky shërbim do të mundësohet duke paguar tarifë ekstra.

Ndryshim tjetër i kodit do të prekë të gjithë ata qytetarë që vazhdojnë të kenë targat e vjetra në automjetet e tyre. DPSHTRR sqaron se prej fillimit të vitit 2022, këta qytetarë do të jenë të detyruar të ndryshojnë targat e mjeteve të tyre, për ti zëvendësuar me targat e reja.

Ndryshimet e tjera kanë të bëjnë me futjen e targave me përmasa të përshtatura për mjetet me hapësirë të kufizuar në vendin për vendosjen e targave, dhe në targat e motoçikletave.

Qytetarët duket se i kanë mirëpritur këto ndyshime, por shumë prej tyre kërkojnë që në targat e reja të ndryshohet simboli i shqiponjës dykrenare të bardhë të vendosur në fushë blu. Qytetarët kërkojnë që ky simbol të paraqitet denjësisht, sipas simboleve kombëtare, me shqiponjën dykrenare të zezë, të vendosur në fushë të kuqe, sikurse paraqitej në targat e vjetra.

Deklarata e plotë e DPSHTRR:

“Miratohen në Qeveri ndryshimet në VKM153 (Rregullorja e Kodit Rrugor). Ndër to DPSHTRR sjell risi simpatike për qejflinjtë e timonit, nga 2022-shi:

– Për herë të parë do të kemi targë me dimensione më të vogla, për përpara, për automjetet që kanë kufizim hapësire! Targa e re e vogël do të ketë dimensionet 360 x 100 mm. Shërbimi do të jetë me tarifë ekstra!

– Për herë të parë do të kemi targë të personalizuar, deri me 7 karaktere (numra ose gërma) e cila për herë të parë do të jetë edhe e transferueshme nga mjeti në mjet (mbartja do të vlejë edhe për targat me përzgjedhje)! Ky shërbim do të jetë me tarifa ekstra!

– Për herë të parë do të kemi format targe amerikane, për automjetet që nuk kanë hapësirën e duhur për formatin standard, zakonisht për targën e pasme, me përmasa 305 x 153 mm, kundrejt tarifës ekstra!

– Për herë të parë targat e motoçikletave do të jenë në formatin e ri 177 x 177 mm për t’u përshtatur me hapësirën standard të prodhuesit për motomjetet! Tarifat e njëjta me sot!

– Shpejtohet kompletimi i flotës shqiptare të mjeteve rrugore me targën standard të modelit aktual. Çdo mjet rrugor i pajisur me targa para datës 01.03.2010 (me targa modeli i vjetër), që paraqitet pranë zyrave të DPSHTRR për të marrë një shërbim që lidhet me mjetin, duhet të ndryshojë targat e mjetit rrugor në targa të modelit të ri)!

Të gjitha risitë vlejnë për të gjitha kategoritë e mjeteve rrugore civile!

Në vijim, me botimin e ndryshimeve në Fletoren Zyrtare, DPSHTRR – MIE do të procedojnë me aktet rregullatore, caktimin e tarifave, dhe kryerjen e investimeve dhe zhvillimeve informatike përkatëse që do të mundësojnë zbatimin e këtyre risive!

Të ardhurat ekstra nga këto shërbime do të shkojnë për modernizimin e DPSHTRR si edhe për projekte e programe speciale mbi kulturën automotive e Green, sektorin Retro, Automotoparkun e parë shqiptar dhe për aktivitete edukative mbi Sigurinë Rrugore!”

Kliko për të komentuar

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Keshilla per blerjet tuaja

Më të lexuarat

Keshilla per blerjet tuaja

Shkrime të ngjashme