fbpx
Lidhu me ne

Çkemi! Çfarë po kërkoni?

Poezi

Ku shtrohet vala – nga Lasgush Poradeci

Ku shtrohet vala

Ku shtrohet vala përmi zall,
E fryn një këng’ e pakuptuar,
Të pashë, motër, plot me mall,
më pe me shpirt të llaftaruar.

Q’aherë silleshim me nge,
Gjith vet-i dytë, vet’e dytë…
Dh’i shtinja sytë gjith përdhe,
Gjithë përdhe m’i shtinje sytë…

Po me t’u ndarë vet e vet,
Më s’kishim turp që s’kishte fjalë…
Na ritej malli posi det,
Posi një det që vjen me valë.

E prapë silleshim me nge,
Gjith vet-i dytë, vet-e dytë;
E prapë sytë gjith përdhe,
Gjithë përdhe pikonin sytë.

Q’aherë qamë plot me mall,
Atë vështrimin e kaluar,
Ku shtrohet vala përmi zall,
E fryn një këng’ e pakuptuar.

Se kish kuptim që s’kish kuptim,
Kuptim’i fellë-i mallit tonë;
Se malli jon’ish zotërim,
Që robëron përgjithëmonë.

Se s’dashuronja as un’ as ti,
Po dashuronte dashuria:
Një dashuri – një fshehtësi,
M’e fshehur sesa fshehtësia.

– Lasgush Poradeci 

_______________________

Lasgush Poradeci (Llazar Sotir Gusho) – (Pogradec, 27 dhjetor 1899 – Tiranë, 12 nëntor 1987) ishte poet, përkthyes dhe shkrimtar, pionier i Romanticizmit dhe Realizmit letrar shqiptar.

Kliko për të komentuar

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Keshilla per blerjet tuaja

Shkrime të ngjashme

Aktualitet

Rrjeti i ri i ujësjellësit është një investim i shumëpritur prej banorëve të Libohovës. Rrjeti i vjetër 50 vjeçar ishte i degraduar dhe problematikat...

Aktualitet

Vitin që vjen, në të vetmen shkollë 9-vjeçare të Libohovës, shkolla “Avni Rustemi”, në klasë të parë pritet të regjistrohen më pak se 5...

Aktualitet

Gara zgjedhore e 14 majit rezultoi të ishte një betejë e pabarabartë, në të cilën pushteti politik u përpoq me një sërë mënyrash që...

Aktualitet

Nevojat e qytetarëve për shërbime janë të shumta dhe të përditshme. Bashkia është institucioni që duhet të jetë afër qytetarëve dhe tu shërbejë atyre...

Aktualitet

Ndërsa shumë pak ditë na ndajnë nga data 14 maj, ditë në të cilën do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të Bashkisë...

Aktualitet

Nga raporti “Qeverisja Vendore në Shqipëri”, hartuar nga Instituti i Bashkive të Shqipërisë, rezulton se Bashkia Libohovë në vitin 2022 e ka rritur totalin...

Personazh

Në një garë vrapimi të distancave të gjata, të zhvilluar në Spanjë në dhjetor 2012, keniani Abel Mutai ishte vetëm disa metra larg vijës...