fbpx
Lidhu me ne

Çkemi! Çfarë po kërkoni?

Poezi

Kur të më jesh e zemëruar – Lasgush Poradeci

Kur të më jesh e zemëruar

Ti m`u rrëfeve për sëpari
Shkrepëtimtare në stoli,
Un` ëndërrova se në zemër
Po më valon një mall i ri.

O, ç’ka që m`u venit qipalla
Me kaq të ngjethur të pafaj?
Haj! shkretëtirë e zemrës s`ime!
Dhe haj! e zeza jetë, haj!

Posi një yll i perënduar
Më pate humbur gjith më larg…
Nga malli yt i thura fjalët
Gjith sërë-sërë e varg-e-varg;

E çdo mendim e pata tretur
Vetëm n`ergjënd e në flori,
O, vashë e lotit të zhuritur
Që vetëtin nër syt` e mi.

Prej largësisë së pa anë
Kalon durimi mot-me-mot…
Pas kaqe kohë dhemshurije,
Ndaj vëndi-i lum as eja sot!

Në gjirin tënd të llaftaruar
M`a lerë mëndjen t`a humbas,
Të ndjej si zemra më gatohet
Plot me dëshir` e plot me gas.

Ti buzëqesh më zilitare,
E më çkëlqe si vetëtim,
E më vështro me sy pëllumbi
Drejt mu në fund të shpirtit tim;

Se gazi i kthjellt` i lumtërisë,
Që çel si lulja në mëngjes,
Si lule-e pastër do më mbijë
Në krahruar mun në mes.

Kur të më jesh e zemëruar,
Me shpirt të vrarë-e varfnjak,
N`e mbajç në zemër zembëratën,
Prej helmit t`ënd s`do heq aspak;

S`do psherëti n`e lënç të vdesë,
A në m`a thënç, në mos m`a thënç:
Mjafton një mvrejtje-e buzës s`ate,
Që të më bësh të prishem mënç.

– Lasgush Poradeci

________________________

Lasgush Poradeci (Llazar Sotir Gusho) – (Pogradec, 27 dhjetor 1899 – Tiranë, 12 nëntor 1987) ishte poet, përkthyes dhe shkrimtar, pionier i Romanticizmit dhe Realizmit letrar shqiptar.

4 Komente

1 Koment

  1. Fjodora

    11 Shkurt, 2022 at 8:13 pm

    Oh, sa ndjenje e shprehur brenda ketyre vargjeve… Kryeveper!

    • Frenki

      12 Shkurt, 2022 at 5:49 pm

      Nje kryevepër falemiderit qe e ndave me ne kushdo qofshin bekime dhe respekte
      Sidomos kjo ben per ditën e te dashuruarve pasi Lasgush Pogradeci njihet ndryshe si poeti i dashurise

  2. Niku

    15 Shkurt, 2022 at 7:46 pm

    Shume te bukura keto vargje

  3. Petro

    18 Shkurt, 2022 at 6:22 pm

    Sa bukur e ka thene: Mjafton nje mvrejtje e buzes sate qe te me besh te prishem menc!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Uji Tepelene Euro2024

Keshilla per blerjet tuaja

Më të lexuarat

Keshilla per blerjet tuaja

Shkrime të ngjashme

Aktualitet

55 vite histori e gjimnazit “11 Shkurti” Libohovë përfundon së shpejti, fatkeqësisht! Një urdhër i ZVA Gjirokastër i ndryshon statusin nga gjimnaz në shkollë...