fbpx
Lidhu me ne

Çkemi! Çfarë po kërkoni?

Poezi

Mëngjes – nga Lasgush Poradeci

Mëngjes

Si shpirt` i zi në kraharuar,
U mbyll liqeri nënë male.
Ndaj fund` i ti e pasqyruar,
Po shuhet nata me ngadale.

E shoh ku vdes e ku po vuan,
E syt` e saj duke pulitur;
E syt` e saj q`u mavijuan,
Jan` yjt` e qjellit të venitur.

Tashi dh` agimi llambaritës
Po svagullon në fund liqeri,
Po tretet tinëz yll` i dritës
Posi një sumbull prej sheqeri.

Pra, ja! pra, ja ! se dita ndezi,
Se fund` i ujit vetëtiti,
Se posi lajmëtar – mëngjesi,
Del zogu i bardh` i një nositi…

– Lasgush Poradeci

______________________

Lasgush Poradeci (Llazar Sotir Gusho) – (Pogradec, 27 dhjetor 1899 – Tiranë, 12 nëntor 1987) ishte poet, përkthyes dhe shkrimtar, pionier i Romanticizmit dhe Realizmit letrar shqiptar.

3 Komente

1 Koment

  1. Fjodora

    11 Janar, 2022 at 4:13 pm

    I paperseritshem!!

  2. Petro

    11 Janar, 2022 at 4:44 pm

    I madh Lasgushi

  3. Ana

    3 Mars, 2022 at 8:16 pm

    Ju lutem nese dikush mund te me ndihmoj me analizën e kësaj poezie sepse s’kam dhe eshum kohë me duhet per neser

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Uji Tepelene Euro2024

Keshilla per blerjet tuaja

Më të lexuarat

Keshilla per blerjet tuaja

Shkrime të ngjashme

Aktualitet

55 vite histori e gjimnazit “11 Shkurti” Libohovë përfundon së shpejti, fatkeqësisht! Një urdhër i ZVA Gjirokastër i ndryshon statusin nga gjimnaz në shkollë...