fbpx
Lidhu me ne

Çkemi! Çfarë po kërkoni?

Poezi

Një natë pa gjumë – nga Migjeni

Një natë pa gjumë

Pak dritë! Pak dritë! Pak dritë, o shok, o vlla.
Të lutem, pak dritë në kët natë kur shpirti vuen,
Kur të dhemb e s’di ç’të dhemb, e syni gjum nuk ka,
Urren nuk din ç’urren, don e s’din se ç’don.
Pak dritë! 0 burrë! 0 hero’ ngado që të jesh.
Burrë që shkatrron edhe që ndërton sërish!
Pak dritë vetëm, të lutem, mshirë të kesh,
Se do çmendem në kët’ natë pa gjumë dhe pa pishë.
Oh! ta kisha pishën të madhe edhe të ndezun!
Me flakën e pishës në qiellin e ksaj nate
Ta shkruejshe kushtrimin… Ehu Burrë i tretun,
Do ta shifsha vallen tande në majë të një shpate.
Por pishë nuk karn e vetëm janë burrat, shokët…
Dergjem n’errsin pa gjumë dhe pa dritë…
Askush s’më ndigjon, çirren kot më kot…
Hesht more, hesht! por qindro, o shpirt.
Gjeli këndon dhe thotë se asht afër drita.
– Gjel, rren a s’rren? cila asht fjala e jote?
Kur ti këndon thonë se asht afer drita…
Por un s’besoj sonte në Çalët e ksaj bote.
Hiqmuni qafe, mendimet.
O jastëk ty të rroki, të përqafoj si shpëtimin,
Më fal atë që due: gjumin dhe andm’min
E dy buzve që pëshpërisin ngushllimin.

– Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni)

______________________

Millosh Gjergj Nikolla – ‘Migjeni’ (Shkodër, 13 tetor 1911 – Torre Pellice, 26 gusht 1938) ishte poet, përkthyes, shkrimtar, mësues dhe një prej përfaqësueve më të shquar të letërsisë realiste shqiptare.

2 Komente

2 Comments

  1. Fjodora

    20 Janar, 2022 at 4:33 pm

    I paperseritshem Migjeni!!

  2. Petro

    7 Shkurt, 2022 at 8:42 pm

    Kollos!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Keshilla per blerjet tuaja

Më të lexuarat

Keshilla per blerjet tuaja

Shkrime të ngjashme