fbpx
Lidhu me ne

Çkemi! Çfarë po kërkoni?

Aktualitet

Rekord dërgesash prej 1 miliard euro nga vendet e BE drejt Shqipërisë në 2020

Viti 2020, për shkak të filimit të pandemisë Covid19, ishte një prej periudhave më të vështira ekonomike e sociale për të gjithë shqiptarët. Mbyllja e pjesës dërrmuese të sipërmarrjeve gjatë periudhave të lockdown i thelloi më tej veshtirësitë ekonomike në të cilat ndodhen familjet shqiptare.

Shpenzimet për shërbimet mjekësore, për tajtimin e Covid19, ishin të papërballueshme për një pjesë të mirë të familjeve shqiptare, duke e thelluar edhe më shumë varfërinë te famijet që jetonin në varfëri apo në prag të varfërisë, dhe duke ndikuar që edhe shumë familje me të ardhura të mesme të rreshkasin drejt pragut të varfërisë.

Një prej faktorëve që ndikoi në përballimin e këtyre vështirësive ekonomike dhe në kalimin e periudhës se parë të pandemisë mjaft të vështirë ishin shqiptarët e diasporës. Sipas të dhënave te Eurostat, gjatë vitit 2020, transfertat personale nga vendet e BE drejt Shqipërisë i kanë kaluar 1 miliard euro. Një shifër rekord kjo që prej vitit 2013.

Pjesa dërrmuese e këtyre parave janë ndihmë që emigrantët i kanë dërguar famijarëve të tyre në Shqipëri, për përballimin e vështirësive ekonomike të shtuara si pasojë e ngeljes pa punë gjatë periudhave te mbylljes apo për përballimin e shpenzimeve mjekësore për trajtimin e Covid19.

Një tjetër faktor që lidhet me shtimin e remitancave gjatë vitit 2020 ka të bëjë me emigracionin e shtuar të shqiptarëve drejt vendeve të BE gjatë viteve të fundit. Vitet e fundit emigrimi i shqiptarëve ka ardhur duke u shtuar, duke kulmuar me shifrën rekord prej 60 mijë kërkesash për azil në vendet e BE gjatë vitit 2019.

Shqiptarët e diasporës dëshmuan përsëri se janë një pjesë shumë e rëndësishme e shoqërisë shqiptare. Ata kanë qenë një ankorë shpëtimi gjatë momenteve më të vështira të historisë tonë. Por kjo pjesë e konsiderueshme e shoqërisë shqiptare, edhe pse është një kontributore e madhe në ekonominë e vendit, ende nuk e ka mundësinë për të vendosur mbi politikat dhe fatet e atdheut.

Në ndryshim nga Kosova, vendet e rajonit apo nga vendet e BE, shqiptarëve të Shqipërisë nuk u është dhënë mundësia të votojnë nga vendet ku banojnë dhe punojnë. Edhe pse kjo është premtuar shumë herë nga politika shqiptare këtu e disa vjet, ende asgjë konkrete nuk është bërë në këtë drejtim.

Ka ardhur koha që shqiptarët e diasporës të mos shihen veç nga xhepat, por tu ofrohen shërbimet dhe tu jepen të drejtat që u takojnë.

Kliko për të komentuar

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Uji Tepelene Euro2024

Keshilla per blerjet tuaja

Më të lexuarat

Keshilla per blerjet tuaja

Shkrime të ngjashme