fbpx
Lidhu me ne

Çkemi! Çfarë po kërkoni?

Aktualitet

Sezoni turistik 2021 kapet fortë pas turizmit patriotik dhe rajonal

Turizmi tenton të rimëkëmbet pas rënies së konsiderueshme të sezonit të kaluar, si pasojë e kufizimeve të lëvizjes dhe masave anti-Covid. Operatorët turistik bëjnë me dije se në tremujorin e dytë të këtij viti ka një rritje të pushuesve në territorin shqiptar më të paktën 1,8 herë më shumë se vitin e kaluar. Megjithatë, ata thonë se jemi akoma larg shifrave të vitit 2019. Kjo si pasojë e hapjes me vonesë të sezonit për shkak të kufizimeve dhe si pasojë e Bashkimit Evropian që vazhdon t’i mbajë të mbyllur kufijtë e saj për lëvizjet jashtë vendeve të BE -së.

Pushuesit që po mbajnë gjallë këtë sezon turistik janë kryesisht vizitorë shqiptarë etnikë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, rajoni dhe gjetkë. Sipas operatorëve turistik shifrat e deritanishme tregojnë se rreth 80% e turistëve që vijnë në Shqipëri i përkasin këtyre kategorive, të turizmit rajonal dhe patriotik.

Për sa u përket vizitorëve nga vendet e tjera, këtë sezon vlen të përmendet se ka një shtim të turistëve nga disa shtete të Evropës lindore, si Polonia dhe Ukrahina. Por, pavarësisht se pushuesit nga këto vende janë shtuar disa herë, numrat e tyre gjithësesi mbeten simbolike krahasimisht me numrin total të pushuesve.

Kliko për të komentuar

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Keshilla per blerjet tuaja

Më të lexuarat

Keshilla per blerjet tuaja

Shkrime të ngjashme