fbpx
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Poezi

Shqipëri, o jetëgjatë – Naim Frashëri

Shqipëri, o jetëgjatë

Shqipëri, o jetëgjatë,
Ty të kemi mëmë e atë,
Dhe për ty do të luftojmë,
Gjersa të të trashëgojmë.

Për ty të gjithë, ditë dhe natë,
Mendohemi gjerë e gjatë,
Ti kurrë s’prishesh, s’shkretohesh,
As drobitesh, as rrëgjohesh,

Më ke gjithë bukuritë,
E të tëra mirësitë.
Ke fusha me lule shumë,
Lumenj të mëdhenj pa gjumë,

Male të lart’ e të veshur,
Buzën e detit të qeshur,
Më je dritëz në dritë,
me të gjitha mirësitë.

Shqipëri, të qofsha falë,
të kam mëmë e më ke djalë.

– Naim Frashëri

______________________

Naim Frashëri (Frashër, 25 maj 1846 – Stamboll, 20 tetor 1900) ishte shkrimtar, poet, historian, gazetar, përkthyes, atdhetar dhe një prej përfaqësuesve më të shquar të Rilindjes Kombëtare, i pagëzuar si “apostull i shqiptarizmës” dhe “bilbil i gjuhës shqipe”.

2 Comments

2 Comments

  1. Fjodora

    10 Shkurt, 2022 at 5:24 pm

    Sikur te kishte akoma njerez qe ta donin vendin keshtu!

  2. Petro

    18 Shkurt, 2022 at 6:23 pm

    I madhi Naim

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Uji Tepelene Euro2024

Advertisement

Më të lexuarat

Advertisement

Shkrime të ngjashme

Aktualitet

55 vite histori e gjimnazit “11 Shkurti” Libohovë përfundon së shpejti, fatkeqësisht! Një urdhër i ZVA Gjirokastër i ndryshon statusin nga gjimnaz në shkollë...