fbpx
Lidhu me ne

Çkemi! Çfarë po kërkoni?

Histori

Si t’i çqitësh këta tanët nga kolltuku – Fjalimi i Fan Nolit në parlamentin shqiptar

Në vitin 1924, në parlamentin shqiptar, Fan S. Noli; shkrimtar, mësues, diplomat, politikan, historian, orator, themelues i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Kryeministër i 13-të i Shqipërisë, atdhetar dhe veprimtar i shquar i Rilindjes Kombëtare; do të mbante këtë fjalim:

“Në vendin tonë mbretëron konfuzioni ipesë anarkive:

E para, anarkia fetare: Katër fe të ndryshme, që s’kanë zënë rrënjë në zemrën e një populli pagan.

E dyta, anarkia sociale: Këtu s’ka as klasë bejlerësh, as klasë bujqish, as klasë burzhoizie (borgjezie). Këtu bujku është më bej se beu, beu më bujk se bujku. Kini një shembull të bukur në Partinë Popullore, e cila mbahet sot në fuqi prej bejlerëve dhe oxhakët më të vjetër, kur anëtarët e kësaj partie lëvdohen që kanë shpëtuar prej bejlerëve.

E treta, anarkia morale: Këtu qeni s’njeh të zotin; këtu karakteret lopësohen, qullosen dhe ndërrojnë forma dita-ditës si në kaleidoskop. Këtu ambiciet janë pa fre e pa kufi. Këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha.

E katërta, anarkia patriotike: Këtu brenda në një ditë, si me magji, tradhtori bëhet patriot dhe patrioti tradhtor. Këtu shohim përpara syve tanë të kapardisen si patriotë të mëdhenj ata që kanë lëftuar për “harfet”(grada) e për flamurin e babës, që kanë djegur Shqipërinë e Mesme, ose ata që janë puthur me andartët e i kanë ndihmuar për të shkretuar anembanë Toskërinë; këtu, si më thoshte një mik, është më mirë të jetë njeriu tradhëtor e të shikojë interesin e tij, e të jetë i sigurt që të nesërmen do të proklamohet patriot i madh.

E pesta, anarkia e idealeve: Këtu idealet janë të errëta, të shtrembëra e të mumifikuara të Fanarit e të Buharës, përfyten e përleshen në një luftë për vdekje me idealet e gjalla, elegante dhe të ndritshme të Perëndimit; na mungojnë vetëm idealet e antropofagëve. Po për të zënë vendin e tyre kemi kolltukofagët, krimba të verdhë me kokë të zezë, që rriten me plagët e infektuara të Shqipërisë në lëngim. Këpushë, që mund t’i copëtosh, po jo t’i çqitësh nga trupi që kafshojnë e thëthijnë. Herodoti na tregon se në betejën navale të Selaminës, një athenian kapi një anije persiane me dorën e djathtë e s’e lëshonte, gjersa ia prenë; ahere e kapi me dorën e mëngjër; ia prenë edhe këtë; ahere e kapi me dhëmbë dhe s’e lëshoi gjersa i prenë kokën. Sikur të ngjallej Herodoti përsëri, do të shikonte që kolltukofagët tanë janë më të fortë se ky trim legjendar i vjetërsisë greke. Që t’i çqitësh këta tanët nga kolltuku duhet t’u preç jo vetëm duart e kokën, po dhe këmbët e trupin.”

3 Komente

1 Koment

  1. Nderim Lushi

    14 Nëntor, 2021 at 9:07 pm

    Për një njeri që ka filluar të mësojë shqip në moshën 30 vjeçare, shumë mirë e ka shkruajtur. Por ka harruar të shtojë që jeni i vetmi vend që merrni për shqiptar dhe mik, këdo që u prezantohet si i tillë, pavarësisht çfarë gjuhe flet, apo cilat janë qëllimet e tij.

  2. Besart

    22 Nëntor, 2021 at 11:14 am

    Fan Noli ka qene nje nga mendjet me te ndritura te gjihte shqiptarise. Te tille burra i duhen kombit shqiptar qe te perparoje!

  3. Petro Meksi

    2 Janar, 2022 at 1:50 pm

    Kolos i shqiptarise!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Uji Tepelene Euro2024

Keshilla per blerjet tuaja

Më të lexuarat

Keshilla per blerjet tuaja

Shkrime të ngjashme