fbpx
Lidhu me ne

Çkemi! Çfarë po kërkoni?

Aktualitet

Vjosa, muzeu natyror i jetës së egër në Evropë

Pak vite më parë, në shtator të vitit 2017, një grup prej 30 shkencëtarësh, nga 4 shtete të ndryshme të botës, kryen një studim 1 javor në lumin Vjosë. Ajo që zbuluan i la të mahnitur! Në vetëm një javë kërkimesh dhe studimi ata kishin identifikuar më shumë se 300 lloje gjallesash të ndryshme përgjatë Vjosës, disa prej të cilave ishin gjallesa të panjohura për shkencën deri më sot. Ato ishin specie të reja, të pa zbuluara më parë.

Që prej asaj dite nisi një betejë me përmasa ndërkombëtare për mbrojtjen e Vjosës nga kërcënimi i hidrocentraleve që janë planifikuar të ndërtohen përgjatë rrjedhës së saj, të cilat do të shkatërronin ekosistemin natyror në gjithë luginën e Vjosës dhe do të zhduknin shumë prej gjallesave që jetojnë në të.

Shumë organizata ndërkombëtare dhe shqiptare kanë vite që kërkojnë me ngulm shpalljen e Vjosës dhe gjithë luginës së saj Park Kombëtar. Sipas shkencëtarëve dhe ambientalistëve, Vjosa është një muze i hapur natyror i jetës së gjallë në Evropë. Ai është i vetmi lum i egër në gjithë kontinentin, që rrejdh i pandërprerë, nga burimi i tij në malet e Pindit në Greqi, përgjatë gjithë gjatësisë së tij prej 272 kilometrash, deri në grykëdedhjen e tij në Adriatik. Për këtë fakt Vjosa është emërtuar edhe si “Zemra Blu e Evropës”.

Rreth 45 hidrocentrale janë planifikuar të ndërtohen në të gjithë pellgun ujëmbledhës të Vjosës, 8 prej të cilëve në vetë lumin Vjosë dhe 37 të tjerë në degët e saj. Hidrocentrale të cilët do të shkaktonin një dëm të pariparueshëm në ekosistem dhe natyrë. Personazhe të ndryshëm ndërkombetarë janë bërë pjesë e fushatave sensibilizuese për mbrojtjen e Vjosës dhe shpalljen e saj Park Kombëtar, ndër ta edhe aktori i njohur Leonardo DiCaprio.

Fushata ndërkombëtare #VjosaNationalParkNow ose #VjosaParkKombetarTani është aktive dhe shumë qytetarë, shqiptarë e të huaj, janë bërë pjesë e saj. Në vitin 2020, një peticion i nënshkruar nga 776 shkencëtarë nga 46 vende të botës, 129 prej të cilëve ishin ekspertë shqiptar, ju dergua qeverisë shqiptare, duke e paralajmëruar për rreziqet dhe pasojat e projekteve të hidrocentraleve në Vjosë, si: humbja e ekologjisë unike, përkeqësimi i cilësisë së ujit, përkeqësimi i ujërave nëntokësorë, rreziqet e veprimtarive sizmike, erozioni bregdetar etj. Ndërkohë, nga sondazhet e kryera rezulton se 94% e shqiptarëve janë pro shpalljes së Vjosës Park Kombëtar.

Kliko për të komentuar

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Keshilla per blerjet tuaja

Më të lexuarat

Keshilla per blerjet tuaja

Shkrime të ngjashme